Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, pasi ai ka penguar policët që ishin duke ndërmarr masa për largimin e veturave që ishin parkuar kundërligjshëm, në rrugën “Zagrebi”, në Prishtinë.
Njëra nga veturat e parkuara kundërligjshëm ishte e të dyshuarit, i cili është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe penguar zyrtarët policorë derisa ishin duke ndërmarrë masat për largimin e veturave që ishin të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, ku në mesin e tyre ishte edhe vetura e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.