Kronikë e zezë

Paraburgim tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës

 

Tri infermiereve të Shtëpisë së Pleqve “Orenda” në Pejë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Pejë të enjten.

A.P., A.R. dhe R.K. u panë të mërkurën në videon që qarkulloi në Facebook, teksa sulmonin fizikisht një të moshuar.