Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sot pritet të kërkohet masa e paraburgimit për tri të arrestuarat për sulmin ndaj të moshuarës

Sot pritet të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit për tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Të njëjtat janë arrestuar të mërkurën pas publikimit të një videoje ku shihet një infermiere duke e goditur një të moshuar, ndërkaq disa të tjera prapa kamerës duke qeshur.

Videoja ka ngjallur reagim në opinionin publik, derisa politikanë e qytetarë e kanë dënuar ngjarjen.

E moshuara, e cila sipas familjarëve është me sëmundjen e alzheimerit është tërhequr nga shtëpia.

Drejtues të shtëpisë së të moshuarve kanë deklaruar se katër infermiere janë suspenduar një ditë më herët para se të publikohej videoja, për “sjellje të pahijshme”.

Edhe Paraburgim tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës Kronikë Paraburgim tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës

Policia fillimisht ka arrestuar dy infermiere, e më vonë edhe një.