Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të dyshuarit A.S për keqpërdorim të të dhënave të kartelave bankare të klientëve.
A.S. menaxher në një dyqan në Podujevë dyshohet se ka lëshuar çeqe pa mbulesë apo të rrejshme, ndërsa ka përdorur kartelat bankare të klientëve duke investuar më pas me kartela të tyre në kriptovaluta.
“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke ia caktuar A.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të pandehurit A.S. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 23, paragrafi 3 nenit 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim të Gjykatës.