Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimet se më 21 janar ka plagosur një person. Rasti ka ndodhur në rrugën "Ali Sokoli", derisa Policia njofton se pas marrjes së informacioneve pati filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.
I arrestuari është B.H., 25-vjeçar, derisa ndaj tij është iniciuar vepra penale "vrasje në tentativë". Ai është dërguar në ndalim për 48 orë.
Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast.
Arrestohet një i dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë Prishtinë, 26 janar 2022 – Më datë 21.01.2022, rreth orës...
Posted by Kosovo Police on Wednesday, January 26, 2022