Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka i vendosur të mbetet kapiten i Zvicrës

Granit Xhaka

Granit Xhaka dëshiron të mbetet kapiten i Zvicrës. Kështu ka shkruar “Blick” të hënën mbrëma.

Xhaka sot njoftoi se nuk ishte vaksinuar për Covid-19 dhe vetëm kishte siguruar një certifikatë vaksinimi.

Në Zvicër nuk kanë të ndaluar shkrimet për këtë rast. 

“Blick”, duke u thirrur në burime, ka shkruar se Xhaka dëshiron të mbetet kapiten i Zvicrës. Ai nuk është grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme, ndonëse fillimisht ishte në listë.

Ai i ka propozuar federatës që të mbetet jashtë ekipit dhe kjo është pranuar nga federata helvetike.

Por Xhaka nuk planifikon të heq dorë nga përfaqësuesja dhe shiriti i kapitenit. Ai po ashtu e ka përkrahjen e federatës zvicerane.

Taulant Xhaka: Mos harroni çfarë ka bërë Graniti për Zvicrën

1 muaj më parë / 21 sht 2026 22:30
Xhaka

Ish-lojtari i Shqipërisë, Taulant Xhaka, i ka dalë në mbrojtje vëllait të tij Granitit.

Ai në një postim në Instagram ka thënë se “të gjithë bëjnë gabime” dhe se “askush nuk është perfekt”. 

“Ju lutem mos harroni kurrë një gjë: atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka bërë për Zvicrën gjatë gjithë këtyre viteve. Sa zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe këtë fanellë”, ka shkruar Taulant Xhaka. 

Taulanti u është drejtuar edhe gazetarëve duke theksuar se “edhe ju keni bërë gabime në jetën tuaj”.

“Gjëja thelbësore nuk është që të mos bëni kurrë gabime, por që t’i pranoni ato, t’i pranoni dhe të mësoni prej tyre”.

Granit Xhaka pranoi në Instagram të hënën në mëngjes se kishte blerë një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19 në vitin 2022. 

Pasojat ligjore për Xhakën do të përcaktohen në një çështje gjyqësore në Luzern. Sipas Blick, një seancë dëgjimore është planifikuar për 6 tetor. Xhaka nuk është grumbulluar për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kur do të merret në pyetje Xhaka për falsifikim të certifikatës për COVID19?

1 muaj më parë / 21 sht 2026 21:40
Granit Xhaka

Zyra e Prokurorit Publik të Luzernit, planifikon ta marrë në pyetje kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Xhaka ka pranuar të hënën se nuk ishte vaksinuar për COVID19 dhe në vend të kësaj mori certifikatë false që “dëshmonte” vaksinimin. 

Simon Kopp, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit Publik, i tha gazetës “Blick” me telefon të hënën se i mbetet Xhakës “të na kontaktojë përmes avokatit të tij nëse dëshiron të kërkojë një datë më të hershme seance dëgjimore”. 

“Topi është në fushën e tij”, thotë Kopp.

Ai ka theksuar se “ajo që ka rëndësi për ne është ajo që thotë Granit Xhaka gjatë marrjes në pyetje”.

Kopp thekson se procedurat nuk do të zhvillohen përmes medias. 

“Një postim në rrjetet sociale nuk e përfundon procedurën; ato do të vazhdojnë normalisht. Ne do ta pyesim Xhakën për rrëfimin e tij në rrjetet sociale gjatë marrjes në pyetje”, është shprehur Kopp.

Zvicra u grumbullua të hënën në Belek të Turqisë. Xhaka ka mbetur në Angli.

Tami po ashtu e përkrah Xhakën

1 muaj më parë / 21 sht 2026 19:10
Pierluigi Tami

Për rastin e Granit Xhakës të hënën foli edhe Pierluigi Tami, drejtor i përfaqësueses së Zvicrës në futboll. Tami është dashur të largohet nga pozita pas Botërorit, por do të jetë drejtor deri në fund të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Xhaka të hënën njoftoi se nuk ishte vaksinuar për Covid-19, por vetëm kishte siguruar certifikatën e vaksinimit.

“Më vjen mirë për mënyrën se si Graniti reagoi sot dhe mori përgjegjësi. Ne të gjithë mund të bëjmë gabime. Gjëja më e rëndësishme më pas është të pranohen ato. Vërtetë e çmoj reagimin e tij. Është e rëndësishme për ekipin, pasi fillojmë periudhë të rëndësishme pas Botërorit. Rasti i tij nuk duhet të jetë prioritet. Kështu që për momentin kjo është zgjedhur. Vaksinimi asnjëherë nuk ishte obligativ për ne, vetëm rekomandim”, ka thënë Tami.

Tami ka theksuar se ekipit do t’i duhej një lider si Xhaka për të integruar lojtarët e rinj. Xhaka është liruar nga ky grumbullim, me propozimin e tij.