KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Џака решен да остане капитен на Швајцарија

Гранит Џака

Granit Xhaka dëshiron të mbetet kapiten i Zvicrës. Kështu ka shkruar “Blick” të hënën mbrëma.

Xhaka më herët të hënën njoftoi se nuk ishte vaksinuar për Covid-19 dhe vetëm kishte siguruar një certifikatë vaksinimi.

Në Zvicër nuk kanë të ndaluar shkrimet për këtë rast. 

“Blick”, duke u thirrur në burime, ka shkruar se Xhaka dëshiron të mbetet kapiten i Zvicrës. Ai nuk është grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme, ndonëse fillimisht ishte në listë.

Ai i ka propozuar federatës që të mbetet jashtë ekipit dhe kjo është pranuar nga federata helvetike.

Por Xhaka nuk planifikon të heq dorë nga përfaqësuesja dhe shiriti i kapitenit. Ai po ashtu e ka përkrahjen e federatës zvicerane.