Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia arreston tre burra mes 66 e 68 vjeç për shtënie me armë zjarri

Policia e Kosovës ka shoqëruar sot tre persona në stacionin policor për intervistim, pasi dyshohet se më 9 janar, në një aheng familjar në fshatin Dremjak të Ferizajt, kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për tre burra, njëri 66 vjeçe e dy të tjerë 68 vjeç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit, policia ka hasur te të dyshuarit në armë zjarri.

“Tek i dyshuari i parë me inicialet J.B. 66-vjeçar është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me 9 fishekë. Te personi tjetër dëshmitar, me inicialet R.J. i moshës 68-vjeçar, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë me gaz me 20 fishekë, që të dy nga Ferizaj. Ndërsa tek i dyshuari tjetër me inicialet G.Z. i moshës 68 vjeç nga Komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.