Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për një përleshje në Ferizaj. Rasti ka ndodhur të premten në orën 12:37, ku janë përleshur B.B., 46-vjeçar dhe M.B., 52-vjeçar.
“Në lidhje me këtë, Njësitet Reaguese të stacionit policor në Ferizaj të shoqëruara edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH), kanë arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, në një fshat të Ferizajt dhe aty kanë hasur të dyshuarin me pistoletë në dorë duke e kërcënuar personin tjetër . Policia nga afër, pas disa urdhrave që i japin të dyshuarit që të lëshojë armën, i dyshuari më në fund dorëzohet dhe lëshon armën në tokë . Në lidhje me këtë, arrestohen dy të dyshuarit e kësaj ngjarje , konfiskohet arma e zjarrit ( pistoletë e mbushur me 9 fishek) dhe shoqërohen në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftimin policor.
Policia njofton se të dyshuarit B.B i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 10 fishek dhe një thikë.
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Përleshje në Ferizaj, katër të arrestuar
-
Dy të arrestuar për konfliktin në Ferizaj, ka edhe të dyshuar të tjerë