Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj, gjuajti me armë në një aheng familjar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj pasditen e të dielës, nën dyshimin se ai ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Policia ka njoftuar se ka pranuar informata për gjuajtje me armë në një aheng familjar në Ferizaj rreth orës 16:50.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të dyshuarit V. A. (38) i është gjetur një armë me një karikatorë dhe dy fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës & Përdorimi i armës’”, thuhet në njoftimin e Policisë.