Kronikë

Kërcënoi gruan dhe nusen e djalit, arrestohet një person në Rahovec

Një person është arrestuar nga Policia në Rahovec, nën dyshimin se ka kërcënuar gruan e tij dhe nusen e djalit të tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka njoftuar viktimat kanë kërkuar nga Policia që të dërgojnë një patrullë policore pasi ndihen të kanosura nga i dyshuari.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Dobidol të Rahovecit dhe ka kontaktuar me viktimat të cilat kanë deklaruar se burri, përkatësisht vjehrri sot në mëngjes i kishte kanosur me fjalët se ‘do ta blej një armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve’”, ka thënë Xhurkaj.

Sipas zëdhënësit policor, deri te incidenti ka ardhur pasi i dyshuari ishte sulmuar nga djemtë e tij vetëm një ditë më parë.

Ai tha se deri tek incidenti kishte ardhur pasi i dyshuari një ditë më parë ishte sulmuar nga djemtë e tij, për sipas Xhurkajt, është hapur rast “Dhunë familjare”.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 orë.