Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec ka arrestuar një të dyshuar për kanosje.
“Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur. Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në konsultim me prokurorin kujdestar thuhet se është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.
Gjatë kontrollit thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë, një pistoletë dhe 25 fishekë, një pushkë ajrore dhe një pistoletë për sinjalizim me zë.
Me vendimin e prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe ai është ndalur në mbajtje për 48 orë.
-
Ndalohen tre persona në Ratkoc, sekuestrohen armë
-
Policia në Leposaviq gjen armë, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale
-
U arrestuan për kanosje, të dyshuarve në Leposaviq u konfiskohen armë e municion
-
Po intervistohej nga Policia për kanosje, rahoveciani tregon se posedon edhe armë
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje