Policia e Kosovës ka njoftuar se patrulla e stacionit policor në Shtime, të shtunën në orët e hershme të mëngjesit, ka ndaluar në Shtime një person me inicialet SH.B (M/K) 38 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ’’, me dënim burgimi prej 6 muajve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.