Policia ka arrestuar një person në Shtime, i kërkuar nga Gjykata Themelore për veprën “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas njoftimit policor, arrestimi i A.M., 25-vjeçar, ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani, të mërkurën në ora 09:15. I njëjti ka qenë i dënuar nga Themelorja me tetë muaj burgim.
“Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet tutje në njoftim.