31 të arrestuar në aksionin “Subvencione”, Prokuroria jep detaje

31 të arrestuar në aksionin “Subvencione”, Prokuroria jep detaje
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, 31 persona janë arrestuar në aksionin e sotëm “Subvencione 2021”. Prokuroria njofton se aksioni i nisur kohë më parë, sot është kryer në Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot Vushtrri dhe Podujevë.
Sipas Prokurorisë, 12 nga 31 të arrestuarit janë zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK-së.
“Përderisa, nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione”, thuhet në njoftim.
Personat e ndaluar dyshohen për veprat penale ‘marrje e ryshfetit, ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘dhënie e ryshfetit’, ‘mashtrim me subvencione dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.
“Gjithashtu, gjatë afateve kohore ligjore Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë për caktim e masës së paraburgimit të personave të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotshëm”, thuhet në njoftim.
Aksioni “Subvencione” po zhvillohet në disa komuna, rreth 30 të arrestuar
Katër të arrestuar në Komunën e Istogut
Nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj, i ka thënë KOHËS se janë arrestuar katër persona, disa prej tyre janë me kontratë mbi vepër.
“Unë nuk e di për çka janë arrestuar. Janë tre meshkuj dhe një femër, disa prej tyre kanë qenë me kontratë mbi vepër”, tha ai.
Të paktën në katër komuna është duke u kryer aksioni policor “Subvencione”. KOHA ka mësuar se aksioni po zhvillohet në Pejë, Lipjan, Ferizaj e Istog, derisa janë arrestuar rreth 30 persona.
Të arrestuarit thuhet se janë zyrtarë dhe përfitues subvencionesh.
Vijon aksioni “Subvencione”, arrestohen disa persona
Po vijon aksioni “Subvencione 2021”, i nisur muaj më parë në disa komuna të Kosovës. KOHA ka mësuar se të premten janë arrestuar rreth 20 persona, që dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.
Të arrestuarit aktualisht janë në stacion policor duke u intervistuar.
Në aksionet e kaluara ishin arrestuar dhjetëra persona, disa prej tyre u ishte caktuar edhe masa e paraburgimit.
Aksionin për KOHËN e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dy persona në Gjilan dënohen me 9 vjet burgim për vjedhje

Arrest shtëpiak për policin që dyshohet se e rrahu kolegen e vet

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarve për vrasjen në Kaçanik

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që keqpërdori të dhënat e kartelave bankare të klientëve

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, vdes një person dhe një tjetër lëndohet rëndë

Një grua në Pejë tentoi të vetëvritej, kërkohet djali i dyshuar për shtytje

Arrestohen dy shtetas të huaj në Viti, dyshohet se shitën ari të falsifikuar për 1450 euro

Vdes një person në Mamushë pasi u rrokullis me traktor

Gjenden eshtra në një arë në Podujevë, dyshohet të jenë të njeriut

Kapen 100 dele të kontrabanduara në dy fshatra të Kosovës

Arrestohen pesë persona për plagosjen e dyfishtë në Klinë
