Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.R. mbi dyshimin e bazuar se ai më 29 nëntor shkaktoi aksident me fatalitet në Han të Elezit.
Sipas Themelores, i dyshuari nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit duke mos e përshtatur shpejtësinë në rrugën në drejtim të Kaçanikut, ndërsa ka goditur tashmë të ndjerin I.D., që ka kaluar rrugën nga ana e majtë.
I.D. kishte rënë në tokë me kokë, dhe ai më pas vdiq në QKMF të Hanit të Elezit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë”, thuhet nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
-
Kërkohet një muaj paraburgim për 18-vjeçarin që goditi për vdekje këmbësoren në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim personit që shkaktoi aksident me fatalitet në Ferizaj
-
Aktakuzë ndaj një personi për aksidentin me fatalitet në Prizren
-
Vetura del nga rruga në Kaçanik, mbyllet rruga për në Han të Elezit
-
Kërkohet një muaj paraburgim për një të mitur, i dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika