Policia e Kosovës po heton një rast grabitje në Pejë.
Katër të dyshuar të maskuar janë futur në një shtëpi dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe telefona, teksa të mbyllur kanë mbajtur dy persona në atë shtëpi.
“Raportohet se katër (4) të dyshuar deri më tani të pa njohur, të maskuar kanë hyr në oborrin e viktimës mashkull kosovar, ku brenda në shtëpi kanë mbajtur të mbyllur dy viktimat mashkull dhe femër kosovarë. Më pas të dyshuarit kanë kontrolluar e demoluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe marrë të holla të gatshme, stoli ari si dhe dy telefona. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, njoftoi PK.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Lirohen në procedurë të rregullt 2 të dyshuar për një rast të grabitjes në Pejë
-
Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje
-
Dy të maskuar grabisin para dhe telefon nga viktima në Prishtinë