Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet fizikisht një infermier i Spitalit të Mitrovicës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës është sulmuar fizikisht infermieri R.U. Spitali njofton se sulmi ndaj tij i u bë të dielën në orën 22:30, derisa ai po kryente punën e tij.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme”, thuhet në reagim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Spitali ka ftuar organet të zbardhin rastet dhe kryesit e veprave të tilla “të marrin dënimin e merituar”.

Për rastin është deklaruar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke paralajmëruar protestë 15-minutësh para Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

“Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar duke e dënuar këtë rast dhe ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohe pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës, prandaj kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa, për arsye se edhe tjera herë janë kërcënuar dhe nuk është rasti i vetëm i një sulmi fizik të ndodhur”, thuhet në reagim.