Një i dehur ka sulmuar fizikisht një infermier, të hënën në spitalin e Mitrovicës së Jugut, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.
Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar fillimisht pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht infermierin mashkull kosovar në spitalin e Mitrovicës. I dyshuari është ndalur në ndalim policor deri në këndellje dhe më pas të intervistohet. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacienti sulmon zyrtarin shëndetësor në Emergjencën e Mitrovicës
-
Pesë të dehur sulmojnë fizikisht infermierin në Mitrovicë
-
Në gjendje të dehur shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan, përfundon në mbajtje
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari