Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Policia në Gjakovë është arrestuar një grua pasi ka sulmuar me thikë nënën e saj. njoftohet se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore por nuk ka pranuar trajtim mjekësor. E dyshuara është ndaluar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE në Podujevë poashtu është arrestuar një burrë pasi e ka kanosur verbalisht e më pas ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Suharekë është arrestuar një burrë pasi i njëjti në gjendje të dehur i kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë një i dyshuar e ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.