Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit C.I., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje në tentativë” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas aktakuzës, në muajin korrik të vitit 2020, në fshatin Bardhaniq, komuna e Gjakovës, i pandehuri C.I., me dashje, ka privuar nga jeta N.M., në shtëpinë e tij.
“Përderisa tani i ndjeri ishte në dhomën e gjumit, i pandehuri e merr në kuzhinë një thikë e një çekan hekuri, ku e përdorë për ta hapur derën e dhomës, dhe e godet atë me thikë disa herë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas njoftimit, në dhomën e gjumit ishte prezent edhe bashkëshortja e tij, D.M, ku i pandehuri e ka goditur edhe atë me thikë në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Edhe
Aktakuzë për burrin që theri me thikë gruan dhe vajzën e saj në Prizren
“Gjithashtu i njëjti shkon edhe në dhomën tjetër ku ishte prezent djali i viktimës, M.M., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me këto veprime i pandehur ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftim.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri C.I., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.
-
E sulmoi me thikë pas një mosmarrëveshjeje, ngrihet aktakuzë për tentim vrasje në Gjakovë
-
Përleshja në një lokal në Gjakovë, ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit për dy vepra penale
-
Aktakuzë për kërcënim me armë ndaj bashkëshortes dhe vëllait të saj
-
Padi për tentim vrasje ndaj pronarit të një lokali, goditi me thikë klientin