Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G. për veprat “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Siç bëhet e ditur në aktakuzë, më 17 tetor në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, i pandehuri B.G., e ka sulmuar me thikë me gjatësi tehu prej 13 cm, bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme.
“Gjithashtu, i pandehuri e godet me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e kraharorit dhe barkut. Lëndimet e shkaktuara ndaj të dy viktimave janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24.11.2025. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuza ndaj shtetasit turk në Prizren: Me thikë kuzhine e preu në qafë vajzën e vet
-
Një muaj paraburgim burrit që theri partneren dhe të bijën e saj
-
Dëshmitari tregon për britmat e gruas së përgjakur: Burri po ma ther çikën me thikë
-
Nënë e bijë që u therën në Prizren ende në Intensivë, kishin plagë në pjesë të ndryshme të trupit
-
Burri ther me thikë bashkëshorten dhe vajzën e saj të mitur në Prizren, të dyja në gjendje të rëndë