Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.P., për veprat penale "vrasje e rëndë në tentativë" dhe "mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve".
Sipas Prokurorisë, më 11 prill të këtij viti, në Gjakovë, ka tentuar ta vrasë të dëmtuarin PN., si dhe ia ka rrezikuar jetën A.N..
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku vëllezërit A.N. dhe E.N., pas një mosmarrëveshje me të pandehurit S.P. dhe P.N., i pandehuri nxjerr armën dhe gjuan tri herë në drejtim të të dëmtuarve. Lëndime të rënda në këmbë pëson i dëmtuari P.N., e A.N., shpëton pa plagë. I pandehuri më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me armë në dorë.
Arma më të cilën është kryer vepra penale është beretta-italiane, e kalibrit prej 9 milimetra. Atij i janë gjetur edhe disa revole të tjera gjatë bastisjes.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në komunikatë.
-
E sulmoi me thikë pas një mosmarrëveshjeje, ngrihet aktakuzë për tentim vrasje në Gjakovë
-
Gjashtë vjet burgim për vrasje të rëndë në tentativë në një lokal në Gjakovë
-
Ngrihet aktakuzë ndaj deçanasit për tentimvrasje të katërfishtë
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë