Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurit V.K., që dyshohet se e ka grabitur një taksist në fshatin Shirokë të Suharekës.
Ngjarja ka ndodhur më 29 janar, ku V.K. dyshohet se së bashku me një të mitur ka hipur në taksin e N.H. ndërsa i tha të shkonte në fshatin Shirokë të Suharekës. Nga aty V.K. thuhet se ka nxjerrë thikë dhe e ka kërcënuar N.H., duke i kërkuar të shkojnë në fshatin Mushtisht, aty ku të arrestuarit i janë marrë 82 euro dhe dy celularë dhe më pas e goditi me thikë N.H. në gjoks.
“Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri V.K., nga dita kritike e deri në arrestimin e tij nga organet e ndjekjes i pandehuri ka qenë në arrati, andaj këto rrethana shtojnë dyshimin se i pandehuri mund të fshihet apo të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që grabiti një person me thikë në Gjakovë
-
Paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe plagosje me thikë në Gjakovë
-
Theri me thikë një person në Prizren, një muaj paraburgim të dyshuarit
-
Grabiti dhe kërcënoi me vdekje, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Gjakovë
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj