Një 29-vjeçare me inicialet Sh.J. ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00. Fillimisht e aksidentuara ishte dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rreth orës 18:00 është njoftuar se ajo s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të pësuara nga aksidenti.
Ngasësi i veturës është shoqëruar në stacionin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
29-vjeçarja vdes pas aksidentit në rrugën Skenderaj – Klinë
-
Aksidenti me fatalitet në Mazgit, këmbësori ishte goditur nga dy vetura
-
Vdiq një këmbësor që u godit nga vetura në Mazgit
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë