Të martën rreth orës 17:00 në fshatin Mazgit ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku një këmbësor është goditur për vdekje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është goditur nga dy vetura. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.