Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

29-vjeçarja vdes pas aksidentit në rrugën Skenderaj – Klinë

Policia

Një 29-vjeçare ka vdekur në aksidentin e ndodhur në rrugën Skenderaj – Klinë, në fshatin Rakinicë, ka konfirmuar Policia e Kosovës të enjten.

Në aksident ishte përfshirë vetëm vetura e viktimës.

Ajo kishte marrë lëndime të rënda dhe vdiq në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.


Njoftimi i plotë:

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër / kosovare e moshës rreth 29 vjeçare”.