Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitet filiali i një banke në Prishtinë

Shiriti i policise

Filiali i një institucioni financiar është grabitur pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia thotë se pas marrjes së informacionit ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.