Një grabitje është kryer në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë rreth orës 03:15 të mëngjesit, ku persona të dyshuar me maska kanë grabitur para të gatshme, telefona dhe mbushje telefonike, në një filial të operatorit telefonik.
Autoritetet policore kanë njoftuar për KOHËN se sigurimi fizik i objektit është sulmuar, e të dyshuarit janë futur brenda, ndërsa pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk raportohet për persona të lënduar.
Rasti është iniciuar si “grabitje”.
“Aktualisht policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Ftojmë qytetarët që posedojnë informacione relevante për rastin të bashkëpunojnë me policinë përmes linjës falas 192 apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftimin policor.