Gati 6,000 euro i ka grabitur në një bankë në qendër të Prishtinës personi i cili u arrestua të premten vetëm disa minuta pasi doli duke vrapuar nga banka.
Policia ka arritur ta ndalojë njërin, por i dyshuari i dytë është arratisur.
Paratë i janë kthyer bankës, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar për një grabitje në një bankë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar pesë mijë e tetëqind e dhjetë (5,810) € të cilat dyshohet se janë grabitur në bankë dhe të njëjtat mjete janë kthyer tek zyrtarët e bankës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Vodhi mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, arrestohet
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Një i arrestuar dhe një tjetër në arrati nën dyshimin për grabitje në një bankë në kryeqytet
-
Policia arreston një të dyshuar për grabitje në një bankë në qendër të Prishtinës, tjetri në arrati