Një 26-vjeçare nga fshati Çirezë, komuna e Skenderajt është zhdukur që një javë.
Familjarët e saj kanë kontaktuar redaksinë e Kohës, për ta paraqitur rastin me qëllim që t’u ofrohet ndihmë.
Egzona Ferati, sipas familjarëve, është zhdukur që 7 ditë.
Rastin thonë ta kenë raportuar edhe në Policinë e Kosovës para 4 ditësh, por deri tash nuk ka shenja rreth saj.
Familjarët thonë është e gjatë 160cm. Së fundmi, sipas familjarëve, ajo ka pasur të veshur një bluzë ngjyrë hiri.
Sipas familjarëve, në kërkim të saj janë edhe një grup vullnetarësh.
Edhe
Gjendet e gjallë 26-vjeçarja nga Skenderaj
KOHA ka dërguar disa pyetje edhe në Policinë e Kosovës, por ende s’ka marrë përgjigje.
Por në një raport policor të datës 16 tetor, policia njofton për zhdukjen e saj.
“Skenderaj - ankuesi m/k raporton se motra e tij f/k me datën e lartcekur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport.