Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet 17-vjeçarja në Ferizaj që u raportua e zhdukur që nga data 6 mars

Foto ilustrim

Është gjetur 17-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur që nga data 6 mars në Ferizaj.

Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ajo sot është paraqitur në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit rajonal.

Ka shtuar se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer te familja e saj më datë 9 mars.

“Me datë 09.03.2026 rreth orës 16:40, në stacionin policor është paraqitur personi B. O., i cili ka raportuar se vajza e tij 17 vjeçe me datë 06.03.2026 rreth orës 14:00 ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi. Në lidhje me rastin janë angazhuar Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërsa në konsultim me prokurorin , është udhëzuar që të iniciohet shënim zyrtar për rastin ‘Person i zhdukur’. Ndërsa sot me datë 10.03.2026 është paraqitur në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit rajonal. Ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte kthyer tek familja e saj me datën 09.03.2026”, thuhet në njoftim.


Një vajzë raportohet e zhdukur tash e katër ditë në Ferizaj

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Ferizaj.

Edhe Raportohet e zhdukur një grua në Ferizaj Kronikë Raportohet e zhdukur një grua në Ferizaj

Policia ka njoftuar se tash e katër ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e viktimës. 

“Ferizaj 06.03.2026, 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor. 

Rasti është nën hetime.