Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arma që u përdor për vrasjen në Rrëshen rezulton e vjedhur në Rahovec

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përfshihet në hetimet për vrasjen e Kastriot Reçit më 7 janar në qendër të qytetit të Rreshenit.

Kjo vrasje është ende pa autor dhe është paraprirë në një zinxhir vrasjesh të fisit Reçi e Gjini. Por, arma me të cilën është ekzekutuar Kastriot Reçi është sekuestruar nga policia në ditën e vrasjes. Arma është një snajper i tipit “Sabatti” që është hedhur nga autori, pasi ka realizuar vrasjen e Reçit, shkruan KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ekspertizës së armës të kryer nga policia shkencore në Tiranë dhe hetimeve të kryera nga policia shqiptare, ka rezultuar se snajperi i përdorur në vrasje është marrë në Kosovë. Ky fakt është vërtetuar edhe nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen zyrtare që Policia e Kosovës ua ka dhënë hetuesve në Shqipëri, thuhet se pikërisht snajperi i tipit “Sabatti”, që është sekuestruar, është vjedhur në territorin e tyre, në një banesë, në zonën e Rahovecit.