Snajperi i markës italiane “Sabatti” që u përdor për të ekzekutuar Kastriot Reçin pak ditë më parë në Rrëshen, është vjedhur në shtëpinë e një shtetasi kosovar nga Rahoveci. Ky informacion është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët e Kosovës, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar si e vjedhur disa ditë më para se të ndodhte ekzekutimi mafioz i 47-vjeçarit Reçi.
Pronari i armës, nga Rahoveci, ishte i pajisur me lejen përkatëse me pretendimin e përdorimit si armë gjahu. Në fakt edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë, e reklamon atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë në vende ku lejohet, transmeton Koha.net një shkrim nga lapsi.al.
Arma e pajisur me dylbi dhe shurdhues mund të qëllojë në një distancë deri 200 metra, dhe është e çmontueshme në të paktën 3 pjesë.
Siç u pa edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, Reçi pak momente para vrasjes ka zbritur nga një makinë “Benz”, më pas ai është takuar me një grua dhe një fëmijë përpara lokalit të tij. Në orën 10:56 minuta, ai është qëlluar nga 150 metra distancë me një plumb në zemër nga kati i 9-ë i në pallati.
Pasi ka kryer vrasjen, autori ka dalë nga godina, i veshur si grua. Më pas ka hedhur paruken, pelerinën, dhe këpucët. Tashmë hetuesit tashmë kanë në duar armën, dhe janë të sigurt se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë./lapsi.al/
-
Arma që u përdor për vrasjen në Rrëshen rezulton e vjedhur në Rahovec
-
Aktakuzë ndaj dy personave në Rahovec për grabitje
-
Roja e një firme raporton se u grabit nga dy persona, thotë se e lidhën me rrip
-
Në arrati dy të dyshuarit për vrasjen e 63-vjeçarit në Prishtinë
-
Nysret Cena u vra me breshëri plumbash, digjet vetura nga e cila dyshohet të jetë shtënë