Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerr një urdhëresë të mërkurën që ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike.
Kjo urdhëresë vlen nga dita e enjte (22 dhjetor) deri më 3 janar 2023, ndërkohë që për ata që nuk i përmbahen këtij vendimi, parashihen edhe gjoba.
“Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike/eksplozivëve në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës. Ndalese sipas pikës I të kësaj urdhërese vlen për periudhën 22 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Bulliqit.
-
Prishtina ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike
-
Qytetarët shpërfillin urdhëresat e kryetarit të Podujevës e Obiliqit
-
Obiliqi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, 100 euro gjobë për shkelësit
-
Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike
-
MPB për mjetet piroteknike: Të lejuara vetëm pas datës 26 dhjetor, shkelja sjell gjoba deri 500 euro