Arbëri

Obiliqi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, 100 euro gjobë për shkelësit

Komuna e Obiliqit e ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në tregje, rrugë e sheshe. Sipas urdhëresës së kësaj komune, ata që veprojnë në kundërshtim me këtë dokument do të gjobiten me 100 euro.

“I. Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe; II. Përdorimi i mjeteve piroteknike vlen për periudhën prej datës 26.12.2021 deri më 02.01.2022; III. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në shumën prej 100 euro; IV. Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit; V. Kjo urdhëresë hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit të saj”, thuhet në urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike të nënshkruar nga kryetari Xhafer Gashi.

Një urdhëresë të tillë gjatë kësaj jave e ka nxjerr edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Sipas kësaj, në këtë komunë është ndaluar përdorimi i mjeteve piroteknike prej datës 22 dhjetor 2021 deri më 3 janar 2022.