Kosovë

Obiliqi premton blerjen e mamografit për zbulim të hershëm të kancerit

 

Zyrtarët komunalë të Obiliqit, profesionistë shëndetësorë e gra të kësaj komune, kanë parakaluar të mërkurën, nëpër sheshin “Dëshmorët e Kombit” si shenjë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në një njoftim të Zyrës për informim të kësaj komune, thuhet se nga donatorët, deri tash janë siguruar 20 proteza për gratë e prekura nga kjo sëmundje.