Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) njoftoi se nga mostrat e ujit të marra në Deçan më 15 maj, kur pati reshje të mëdha shiu, dy kanë rezultuar me kontaminim bakterial.
Siç njoftoi IKSHPK-ja të enjten, mostrat e marra në fshatrat Carrabreg, Prapaqan, Llukë e Ultë, Isniq, Prilep dhe Gramaqel, rezultuan me kufi të normales të sasisë së klorit dhe negativ në testin për parazit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e rekomandimeve u tha që të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit, të dezinfektohet rregullisht uji, ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë me orar normal për të pamundësuar kontaminim, të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë, të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm, të ndalohet dhe ndërpritet kyçja e puseve në rrjetin e ujësjellësit, e të tjera.