Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) njoftoi se nga mostrat e ujit të marra në Deçan më 15 maj, kur pati reshje të mëdha shiu, dy kanë rezultuar me kontaminim bakterial.
Siç njoftoi IKSHPK-ja të enjten, mostrat e marra në fshatrat Carrabreg, Prapaqan, Llukë e Ultë, Isniq, Prilep dhe Gramaqel, rezultuan me kufi të normales të sasisë së klorit dhe negativ në testin për parazit.
Në mesin e rekomandimeve u tha që të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit, të dezinfektohet rregullisht uji, ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë me orar normal për të pamundësuar kontaminim, të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë, të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm, të ndalohet dhe ndërpritet kyçja e puseve në rrjetin e ujësjellësit, e të tjera.
-
Turbullimi i ujit në Deçan, rezultatet e analizave fiziko-kimike brenda kufijve
-
Turbullohet uji në Deçan, IKSHPK-ja merr mostra
-
IKSHPK: Uji nga kaptazha e Drenocit i papijshëm, u gjet bakteri E.coli
-
Uji në Deçan i kontaminuar, Komuna shkëputet nga “Hidrodrini”
-
IKSHPK-ja konfirmon baktere në ujin e Deçanit