Deputeti Adem Hoxha ka alarmuar për rrezikun që u paraqitet banorëve në fshatin Restelicë të Dragashit për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Përmes një njoftimi të plasuar të hënën mbrëma nga llogaria e Partisë së Bashkuar Gorane dhe të firmosur nga deputeti Hoxha, thuhet se disa shtëpi tashmë janë bllokuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rrezik në Restelicë: Nevojitet ndërhyrje urgjente nga shërbimet kompetente. Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët. Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar. Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm”, ka thënë Hoxha, lideri i Partisë së Bashkuar Gorane.