Nisma Socialdemokrate ka zyrtarizuar Zafir Berishën si kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit. Në takimin e sotëm, pos kandidimit të Berishës, Nisma njofton se janë në fazën e caktimit të kandidatëve për asamble komunale.
Berisha ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga Nisma, derisa vite më parë ishte akuzuar për veprën penale lidhja e paautorizuar në shërbime, pasi dyshohej se ka kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në restorantin ku ai është udhëheqës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZgjedhjet lokale në vend janë caktuar të mbahen më 17 tetor të këtij viti.