Nisma Socialdemokrate ka zyrtarizuar Zafir Berishën si kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit. Në takimin e sotëm, pos kandidimit të Berishës, Nisma njofton se janë në fazën e caktimit të kandidatëve për asamble komunale.
Berisha ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga Nisma, derisa vite më parë ishte akuzuar për veprën penale lidhja e paautorizuar në shërbime, pasi dyshohej se ka kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në restorantin ku ai është udhëheqës.
Zgjedhjet lokale në vend janë caktuar të mbahen më 17 tetor të këtij viti.