Arbëri

Zafir Berisha largohet nga Nisma

Zafir Berisha

Zafir Berisha ka njoftuar se është larguar nga Nisma Socialdemokrate. 

Ai ka thënë se aktivitetin politik do ta rikthejë në Bashkimin Demokratik në Prizren. 

“Të nderuar miq. Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpuntorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese!” – ka shkruar Berisha në Facebook. 

Në prill të vitit 2014 në Prizren ishin bashkuar Nisma dhe Bashkimi Demokratik.