Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pa distancë në tubimet e partive në Podujevë

Partitë politike janë duke vazhduar fushatën e tyre zgjedhore në Komunën e Podujevës. Krahas kësaj, distanca shihet se nuk është duke u respektuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka tubuar dhjetëra qytetarë në rrugët e Podujevës. Aty ishin prezentë i pari i LDK-së Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ai i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KOHA mëson se tubim me qytetarët kanë mbajtur edhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Institucionet shëndetësore në vend kanë apeluar gjatë tërë kohës që të respektohet distanca dhe të mbahen maskat mbrojtëse. Në Podujevë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të enjten ka regjistruar 29 raste pozitive me koronavirus.

{gallery}