Turma të mëdha të njerëzve kanë përcjell dy prej kandidatëve kryesorë për kryetar të Podujevës në sheshin e këtij qyteti, Shpejtimin Bulliqin e Vetëvendosjes dhe Ekrem Hysenin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shkelur masat anti-COVID.
Bulliqi kishte postuar fotografi në profilin e tij në Facebook mbrëmjen e së mërkurës nga tubimi i Vetëvendosjes, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, postoi foto nga tubimi i sotëm i LDK-së, ku pjesëmarrës ishte edhe lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Sipas masave në fuqi, në hapësira publike nuk lejohen tubime me më shumë se 50 njerëz. Ndërsa ka fotot e postuara, shihet qartë se këto masa nuk janë respektuar.
Bulliqi kërkon edhe një mandat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e 17 tetorit, pasi fitoi në zgjedhje të parakohshme në nëntor të vitit 2020, ndërsa LDK-ja në krye me Hysenin dëshiron ta kthejë bastionin e dikurshëm të kësaj partie.
-
Fushata në Podujevë nis me shkelje të masave anti-COVID
-
Fushata në Podujevë fillon para kohe, partitë s’respektojnë masat kundër COVID-19
-
Mbi 72 për qind të votave të numëruara në Podujevë, Bulliqi pritet të triumfojë pa balotazh
-
Bulliqi fton qytetarët për të festuar fitoren
-
Hyseni ia numëron keqpërdorimet, Bulliqi i thotë se është praktikant