Kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Arsim Berisha, ka njoftuar se për shkak të gjendjes emergjente të shëndetit publik është vendosur që të ndërpritet vaksinimi i fëmijëve deri në një njoftim të ardhshëm, raporton Koha.
Mirëpo ai ka tërhequr vërejtjen se fëmijët e porsalindur duhet patjetër që të vaksinohen.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, me qenë se është shpallur gjendje emergjente e shëndetit publik, u vendos që fëmijët që janë të planifikuar të vaksinohen, do të ndërpritet vaksinimi deri në një njoftim të ardhshëm, ndërsa fëmijët e porsalindur duhet patjetër të vaksinohen (me BCG dhe HepB) në lindore ose në mënyrë të organizuar”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.
-
Qytetarët po presin edhe nga dy orë për vaksinim në Prizren
-
Prizreni vijon vaksinimin, pasi furnizohet me 1.620 doza
-
QKMF-ja në Prizren furnizohet me mbi 1,600 vaksina anti-COVID
-
Personeli shëndetësor dhe të moshuarit në Prizren hezitojnë të vaksinohen
-
Pas thirrjes nga IKSHPK-ja, vaksinimi i fëmijëve po bëhet edhe në kohën e pandemisë