Procesi i vaksinimit të rregullt të fëmijëve i është kthyer normalitetit pas zbutjes së masave kundër koronavirusit.
Në Komunën e Obiliqit tashmë shumica e fëmijëve janë vaksinuar kundër sëmundjeve ngjitëse.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune vaksinimi po bëhet në një objekt të veçantë, si masë kundër përhapjes së virusit COVID-19, raporton KOHA.
Kjo qendër planifikon që vaksinimin ta vazhdojë edhe nëpër fshatra përmes ekipeve mobile.
Ndaras nga shërbimet e tjera, vaksinimi po vazhdon edhe nëpër qendrat mjekësore familjare të Prishtinës.
Deri më tani në kryeqytet këtë obligim shëndetësor e kanë kryer afro 1 mijë fëmijë.
Ky proces ishte ndërprerë rreth 1 muaj e gjysmë më parë për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë.
-
Në Prishtinë rifillon vaksinimi i fëmijëve
-
Rreth 200 fëmijë të imunizuar në tërë Kosovën për COVID-19, fluks rastesh me koronavirus
-
MSH-ja miraton vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët mbi 5 vjeç
-
23 milionë fëmijë në gjithë botën mbetën pa u vaksinuar si pasojë e pandemisë
-
MSH-ja bën thirrje për vaksinim: Pandemia nuk ka mbaruar