23 milionë fëmijë në gjithë botën kanë mbetur pa u vaksinuar si pasojë e pandemisë, ka thënë të mërkurën zyrtarja profesionale në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për imunizim, doktoresha Edita Goranci-Haxhiu.
Sipas saj, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, në shumicën e vendeve për 5 për qind ka rënë mbulueshmëria me vaksina të rregullta.
“Që nga janari ka filluar aktiviteti në secilën qendër të mjekësisë familjare, që të gjendet secili fëmijë që nuk është vaksinuar gjatë kësaj periudhe. Ekipet mobile kanë filluar punën në terren”, ka thënë ajo në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Goranci-Haxhiu është deklaruar edhe për vaksinimin kundër COVID-19, që sipas saj, për dallim nga disa vende evropiane që kanë pasur kampanjë të fortë kundër vaksinimit, në Kosovë kjo nuk ka pasur shumë ndikim.
-
25 milionë fëmijë nuk i morën vaksinat rutinë për shkak të COVID-19
-
Miliona fëmijë rrezikohen nga ngecja e procesit të vaksinimit
-
10.5 milionë fëmijë humbën prindërit për shkak të COVID-19
-
Vaksinat anti-COVID shpëtuan 20 milionë jetë në vitin e parë, thonë shkencëtarët
-
MSH-ja bën thirrje për vaksinim: Pandemia nuk ka mbaruar