Vaksinimi i fëmijëve, i ndërprerë për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka rifilluar shërbimin nga sot në të gjitha institucionet e shëndetit primar në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët, në pajtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, për parandalimin e COVID-19.
Në Qendrat e Mjekësisë Familjare të cilat shërbimin e vaksinimit e kanë të përbashkët me shërbimet tjera, janë vendosur tenda ku do të ofrohet shërbimi i vaksinimit. Ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe disa Qendra kanë hyrje të veçantë për këtë shërbim dhe vaksinimi do të bëhet brenda objektit, transmeton kp.
Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi, gjatë vizitave që u bëri disa prej qendrave që kanë të vendosura tendat, ka thënë se vaksinimi i fëmijëve do të kryhet sipas programit dhe skemës së obligueshme për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
-
Pas thirrjes nga IKSHPK-ja, vaksinimi i fëmijëve po bëhet edhe në kohën e pandemisë
-
Vaksinimi i fëmijëve rinis pas një muaji pauze - OBSH-ja thotë se s’do të duhej të ndërpritej
-
14 QMF-ja në Prishtinë furnizohen me vaksina kundër gripit sezonal
-
Nga sot vaksinimi anti-COVID edhe në Kodrën e Trimave në Prishtinë
-
Nga nesër vaksinimi anti-COVID edhe në Kodrën e Trimave në Prishtinë