Një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19 do të hapet nga sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
“Ju njoftoj se nga nesër me dt. 18.02.2022 do të hapim edhe një pikë të re për vaksinim kundër Covid-19, në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.2 në Kodrën e Trimave”, thuhet në njoftimin e QKMF-së në Prishtinë, të enjten.
Kjo qendër e re e vaksinimit do të punojë 7 ditë të javës, duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
Nga 10 shkurti ka nisur vaksinimi anti-COVID edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë aktualisht bëhet në QMF-7 në lagjen “Kalabria”, në Qendrën Tregtare “Albi Mall”, në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe nga nesër edhe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë (QMF-2).
-
Nga nesër vaksinimi anti-COVID edhe në Kodrën e Trimave në Prishtinë
-
Nga sot vaksinimi kundër COVID-19 edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”
-
Nga nesër, vaksinimi anti-COVID edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
-
QMF-ja ll në lagjen “Kodra e Trimave” në rinovim nga e enjtja
-
Hapet edhe një qendër për testim për COVID-19 në Prishtinë